Skip to main content

Njoftim lidhur me mosaplikimin e përkohshëm të Tarifës dalëse për Fondet e Investimit

Të nderuar Investitorë,
Raiffeisen Invest sh.a  ka ndërmarrë një fushatë promocionale që do të zhvillohet nga data 3 Gusht deri më 3 Nëntor 2026, mbi investimet e kryera gjatë kësaj periudhe në Fondin Vizion dhe Solid, të cilat nuk do t’i nënshtrohen tarifës dalëse prej 1%, që zakonisht aplikohet sipas Prospektit dhe Rregullave të Fondit në rastet e shlyerjes ose këmbimit të kuotave para përfundimit të periudhës minimale të investimit prej 2 vitesh.

Ky përjashtim vlen vetëm për investimet e kryera gjatë periudhës promocionale dhe nuk aplikohet për investime të tjera jashtë kësaj periudhe.
Ky njoftim konfirmon vetëm aplikimin e këtij përjashtimi dhe nuk ndryshon dispozitat e tjera të Prospektit dhe Rregullave të Fondeve, të cilat mbeten në fuqi.
Ju falenderojmë për bashkëpunimin!
Raiffeisen Invest

Lajme të tjera